Në një format të ngjashëm me takimin e 16 Shkurtit në Vlorë, në Pukë, ku ishte si pjesë e turit

Bashkia që Duam

, Kryeministri e quan vendimin e opozitës për djegie mandatesh si alibi për të bllokuar Reformën në Drejtësi.

“Ata përsëri i vihen barrikadë vendit dhe drejtësisë dhe përdorin argumente që janë vetëdiskreditues për këdo që ka veshë të dëgjojë.”

Duke kujtuar atë që pasoi marrëveshjen e 18 Majit me Lulzim Bashën, Rama thotë se vendimi i demokratëve është një manovër për të mos u përballur me zgjedhësit.

“Të gjitha janë justifikime, mënyra për t’i ikur ballafaqimit me qytetarët. Në ballafaqimin e ardhshëm zgjedhor kurdo qoftë, këto zgjedhje apo në ato të 2021, populli shqiptar do t’i lërë aty ku janë, por do të zvogëlohen” .

Duke folur për investimet e kryera në Bashkinë e Pukës nën drejtimin e Kryebashkiakut socialist Rama i fton qytetarët të bëjnë dallimin mbi mënyrën si qeverisin të majtët dhe ata që sot janë në opozitë.

Në seancën e të enjtes do të votohet për strukturën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, që u miratuan nga Komisioni i Ligjeve këtë të martë. Bllokimi i këtyre dy organeve, sipas socialistëve, është arsyeja që opozita ka paralajmëruar protestë përpara parlamentit.

Tv Klan