Zona e Valiasit në Kamzë do të ketë një pedonale të re, 3 sheshe dhe hapësira rekreative, thotë Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se ky është një projekt i ri që do të zbatohet në Valias pranë zonës së re urbane të Rindërtimit.

“Me projektin më të ri që po merr jetë në Valias, Kamëz, pranë zonës së re urbane të Rindërtimit, ku do të përfshihen pedonalja e re, tre sheshe, parku me hapësirat rekreative, si një tjetër vlerë e shtuar e Kamzës së Rilindur nën drejtimin pasionant të Rakip Sulit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook. /tvklan.al