Rama: Pensionistët nuk do lejohen të dalin, ecja bashkë do të gjobitet

Rama: Pensionistët nuk do lejohen të dalin, ecja bashkë do të gjobitet

17:29 25/03/2020

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një video-konferencë me ministrat, me të cilët bisedoi për situatën e deritanishme nga koronavirusi.

Gjatë bashkëbisedimit me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Kryeministri Rama tha se sot kur doli vetë në rrugë, vuri re dy probleme.

Shefi i qeverisë kërkoi që pensionistët nuk duhen lejuar që të dalin në rrugë, si dhe për këmbësorët që të mos ecin në grup. Në të kundërt, do të gjobiten.

“Pensionistët duhen kthyer në shtëpi. Patrullat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen nuk duhet të vazhdojnë rrugën kur shikojnë një pensionist.

Problemi tjetër është ecja bashkë. Është e ndaluar, është e rrezikshme, duhet të ecin një nga një dhe tek.  Policia nuk do rrijë të identifikojë a je burri, a s’je burri. Këtu ka vetëm një gjë, ecën vetëm. Në qoftë se je i shoqëruar, gjobitesh. Atyre këmbësorëve që nuk respektojnë rregullin, jo vetëm u vihet gjobë, por u sekuestrohet dhe makina”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi