
Rama: Për çështjen e Guvernatorit vendosëm të shmangnim me çdo kusht një ngërç institucional
17:33 31/12/2014
Për 120 minuta Kryeministri Edi Rama ka folur me gazetarët në të fundit konferencë për këtë vit, duke e nisur me falenderime e duke mos përjashtuar këtu as opozitën. Kësaj të fundit i njohu meritën për shkarkimin nga administrata të disa personave që kishin probleme me ligjin, një vendim i ardhur pas denoncimeve të demokratëve.