Rama për ekoparkun në Durrës: Do të jetë oaz i qytetit


Rama për ekoparkun në Durrës: Do të jetë oaz i qytetit

09:24 08/09/2021

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i punës për ndërtimin e Ekoparkut të Madh të Durrësit që, sipas tij, po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit.

Kreu i qeverisë shprehet se deri dje, në këtë vend xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore.

Ai shprehet se së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët.

Klan News






Të ngjashme