Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat spanjolle dhe ka treguar detaje rreth operacionit por marrjen e emigrantëve afganë në Shqipëri. Në një intervistë telefonike me median El Periodico, Rama është shprehur se  brenda pak ditës pritet që të vijnë në Shqipëri rreth 1 mijë emigrantë nga Afganistani.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se ata që do të vijnë e do të strehohen në Shqipëri janë “aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara“.

Ai ka shpjeguar se edhe para kërkesës së Uashingtonit, kishte filluar të punonte me “dy shoqata humanitare amerikane“, për të detajuar operacionet e shpëtimit të qytetarëve në Afganistan.

Pyetjes së përse Shqipëria pranoi të merrte refugjatë, Rama shprehet: Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin.

Po ashtu shton se të gjithë duhet të përcjellin mesazhet e solidaritetit. Se ku do të strehohen Kryeministri shprehet se do të rrinë në hotele dhe shtëpi të caktuara nga qeveria, dhe shprehet se afganët do të qëndrojnë disa muaj, por ndoshta dhe për një periudhë më të gjatë.

Rama thekson se ai nuk ka kërkuar “asgjë në këmbim” nga SHBA për këtë bashkëpunim./tvklan.al