Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhbllokimit të situatës në aeroportin e Rinasit, pasi sot do të nisin disa fluturime.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i drejtohet Presidentit Ilir Meta duke thënë se dështoi plani i tij për bllokimin e aeroportit.

Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al