Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga Berati ku zhvilloi një takim elektoral me qëllim prezantimin e kandidatëve në këtë qark ka sulmuar opozitën. Rama tha se Lulzim Basha po bën infektime masive me mitingjet që po organizon nëpër Shqipëri.

Rama u shpreh ai nuk ka frikë nga “uragani” i qytetarëve, por shtoi se ka frikë për jetën e tyre që të mos ketë shtim të infektimeve dhe vdekjeve.

“Krijojnë vatra infektimi. Del pastaj i pari i tyre, në fakt është i katërti i tyre dhe thotë pse merren me mua. Edi Rama merret me mua. Me kë të merrem. Unë u them njerëzve që mos u afrohuni dhe ata afrohen. Unë u them mbani masa, por ata nuk mbajnë dhe janë gati të puthen në buzë me kovidin dhe të vdesin për mua. Si mund të pretendohet  të merret drejtimi i vendit me këtë nivel papërgjeshmëri, me këtë nivel paturpësie dhe me këtë nivel karakteri.

Kur sot mbrojtja e shëndetit të njerëzve është mbi të gjitha partitë, e ç’na duhet ne vota nëse ne bëhemi shkaktar për plagosjen e njerëzve dhe larg qoftë për humbjen e tyre. Në Malin e Zi marshimet elektorale të kësaj natyre sollën transformimit shumë shpejt nga një vend nga më pak të prekurit dhe bënin reklama, por u kthye në një nga vendet më të prekura. Plot nga ata që merrnin pjesë ato marshime ndërruan jetë.

Po si mundet një parti politike që bën deklarata që Edi Rama ka frikë përballë uraganit, të cilit uragan? Të uraganit e shkuarjes për lesh kolektivisht. Të cilit ndryshim, nga jeta në botën tjetër. Unë kam shumë frikë, kam frikë për jetën e atyre njerëzve. Kam frikë për dëmin e asaj që mund të bëjnë në jetën e të tjerëve që nuk janë atyre fare“, tha Rama./tvklan.al