“Synimi ynë të rrëzojmë rezolutën e të pavërtetave”

Pas fjalës së mbajtur në Asamblenë e Këshillit të Europës, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar në një prononcim për emisionin “Opinion” qëllimin e rezolutës që sipas tij kërkon të hedhë dritë mbi të pavërtetat e saj.

Ajo që ne duam është që të vemë në lëvizje një proces për të rishikuar një rezolutë e cila e ka humbur plotësisht testin me kohën, sepse asgjë nga ato akuza monstruoze për trafik të organeve të qenieve njerëzore nuk është provuar”. 

Rama thotë se Shqipëria do të bëjë rolin e saj për të mbështetur Kosovën.

“Shqipëria mund të luajë dhe do të luajë një rol të veçantë. Kosova nuk e di çfarë keni parasysh kur nuk ka një reagim kaq të madh sa i yni. Mos harroni dhe nuk duhet të harrojmë se këtu është përfolur shumë keq edhe Shqipëria dhe kjo është një njollë për shqiptarët“.

Kreu qeverisë shqiptare thotë se i kupton reagimet që u shkaktuan në sallë.

“Reagimet, ishin reagime njerëzish të shokuar, sepse një pjesë e tyre nuk se kanë ndonjë dijeni të madhe. Plus vende që nuk e njohin Kosovën, pjesa më e madhe e atyre që reaguan“.

Rama thotë se dëmi i rezolutës së 2011 ishte i madh, por tani është koha që imazhi të ndryshojë.

Tv Klan