Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra ku pa nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve ka folur sërish për bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Rama tha se është humbur ngerkesa me vaksina që pritej të vinte dje në Rinas dhe shtoi se ata që po mbajnë peng aeroportin i kanë bërë llogaritë gabim.  

Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave. Kjo është e patolerueshme në këtë kohë lufte. Ajo që është e e sigurt është se forcat destruktive të na ndalin në këtë proces, i kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar“, tha Rama.

Nga ana tjetër dhe ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje problemet që janë shkaktuar nga bllokimi i ardhjes së ngarkesës me vaksina.

Kemi pasur vështirësi për shkak të pezullimit të linjave ajrore, pasi nuk kanë ardhur dozat që ne prisnim, pasi ne duam që të vijojmë më vaksinim të shkojmë dhe me 30 mijë doza në ditë“, tha ministrja.

Por nga ana tjetër qytetarët që sapo ishin vaksinuar e kanë pritur me fjalë të mira kreut e qeverisë.

Qytetari: Rroftë shteti.

Rama: E bëtë vaksinën?

Qytetari: Rroftë shteti.

(Qyteti ngrihet ta takojë) Rama: Ulu se ke bërë vaksinën.

Qytetari: Rrofsh o gjigand./tvklan.al