Kryeministri Edi Rama ndodhet në zonën e Dibrës këtë të mërkurë. Kreu i qeverisë ka zgjedhur të shkojë atje nëpërmjet Rrugës së Arbërit edhe pse nuk është hapur plotësisht.

Rama ka kaluar nëpërmjet tunelit numër 3 në këtë rrugë të rëndësishme. Kreu i qeverisë është takuar aty me një simpatizant të Partisë Demokratike, i cili mbante një maskë me sloganin e opozitës edhe e pyeti kreun e qeverisë se kush do të fitojë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryeministri  i tha se më 25 Prill do të fitojnë shqiptarët dhe se pastaj do të nxjerrin nga tuneli edhe Partinë Demokratike.

Simpatizanti i PD-së: Sot erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne?

Edi Rama: Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do ju nxjerrim dhe ju nga tuneli. /tvklan.al