Kryeministri Rama duket shumë i tërhequr nga zhvillimet teknologjike dhe përdorimi i inteligjencës artificiale, saqe synon jo vetëm ta përdorë atë në përkthimin e të gjithë legjislacionit që nevojitet për negociatat, por në shumë shërbime publike, projekte për të cilat ka punuar me Mira Muratin.

Madje ai mendon se ka vend që edhe qeveria, jo vetëm të bashkëpunojë me kompanitë në fushën e teknologjisë, por dhe të bëhet aksionere për projekte të caktuara.

“Qeveria, të futet të financojë e të përfitojë. Fola me Mira Muratin, i thash a futet Shqipëria në BE? E më tha patjetër”, tha Rama.

Një nga proceset ku ai beson se do të ishte e suksesshme inteligjenca artificiale është dhe rishikimi i legjislacionit, që shumë raste ka mbivendosje mes ligjeve.

“Këtu na dalin, për shembull, ka momente, më del ligji i ’52-ishit.”, tha ai.

Madje kryeministri është entuziast per zëvendësimin e ligjvënësve shqiptarë me këtë model të ri teknologjik.

Tv Klan