Kreu i qeverisë Edi Rama ka përshëndetur takimin e zhvilluar këtë të martë për reformën zgjedhore, ku u bënë pjesë të gjitha palët politike.

Kreu i qeverisë përgëzoi rikthimin e opozitës në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore pas më shumë se një viti. 

“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, shkruan Rama në Twitter.

/tvklan.al