Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar këtë të martë liderin e studentëve të Dhjetorit, të ndjerin Azem Hajdari. Në 19 – vjetorin e vrasjes së tij, kreu i qeverisë ka zgjedhur që t’i dërgojë një mesazh të veçantë vajzës së tij.

“Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk ështē më bosh! I uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj”

, shkruajti Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rudina Hajdari u zgjodh për herë të parë deputete e parlamentit të Shqipërisë në zgjedhjet e 25 Qershorit./tvklan.al