Kryeministri Edi Rama edhe nga Lezha ka përsëritur ftesën për bashkëpunim që i ka bërë Lulzim Bashës një ditë më parë. Gjatë një takimi elektoral me qytetarët e Lezhës, Rama u shpreh i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet dhe Bashën e fton të bashkëpunojë si opozitë.

Më tej ai tha se edhe nëse Basha nuk do të bashkëpunojë ai dhe PS do ta bëjnë Shqipërinë “se i ka vdekur nëna kësaj pune”.

“E dëgjuat çfarë tha Presidenti, se ma thanë tani që kishte dal në konferencë për mediat dhe kishte thënë që Luli ta bëjë që tani po të dojë. Por unë e thash dje që jam i gatshëm që të bashkëpunojë me opozitën se ata do vijojnë të jenë opozita dhe nesër se në do të fitojmë zgjedhje.

Por ka një kusht që duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Por Luli nxitoi duke thënë jo se është një kukull me bateri që komandohet nga të tjerët.  Unë edhe këtu po e përsëris që duhet të shkojmë përtej kësaj politike, përtej politikanëve. Megjithatë duan apo nuk duan ata ne do ta bëjmë këtë vend, i ka vdekur nëna“, tha Rama./tvklan.al