I pari që përshëndeti nga Tirana miratimin e marrëveshjes së Demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës ishte Kryeministri Rama.

“SuperVota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta. Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës”, shkruan Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Presidenti Meta uron përmbushjen e dëshirës së qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë e për realizimin e aspiratës se tyre të integrimit në Bashkimin Eëropian!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ky akt është një kontribut thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon dhe një hap i sigurtë i Kosoves drejt proceseve të saj integruese.

BE reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke theksuar se Kosova plotësoi kushtin kryesor për liberalizimin e vizave, ndërsa tashmë Brukseli do të vëzhgojë vendin në luftën kundër korrupsionit.

Lajm i mirë ishte reagimi i shefes së diplomacisë europiane, Federica Mogherini, e cila shkruan se ratifikimi i Demarkacionit e çon Kosovën drejt lëvizjes së lirë drejt BE.

Tv Klan