Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë pse u zgjodhën disa personalitetet për t’u vaksinuar. Sipas kreut të qeverisë  personalitetet janë të gjithë mbi 80-vjeç dhe nuk janë vaksinuar pa radhë.

Po ashtu ai tha se ata që kanë hedhur akuza kundër këtij vendimi janë pseudopersonalite dhe janë bërë një ofensivë të turpshme dhe pas asnjë dinjitet.

Nuk kam thënë asnjëherë unë që do të vaksinohen personalitete jashtë kategorisë. Kjo është një zallamahi që e krijuar ju, me në krye me disa pseudopersonalitete lëshuan një ofensivë të turpshme, pa asnjë dinjitet e pa asnjë kuptim pse po vaksinohen disa njerëz që janë 80-vjeçar plus.

Nëse më japin një argument se 80-vjeçari Alfred Moisiu do të vaksinohet i pari dhe jo i fundit le të vijë të ma thotë. Këtu nuk ka asnjë për të diskutuar. Nëse ne do të kishim bërë një grup personaliesh që s’janë në kategori dhe para radhë, kjo po që mund të kishte debat”, ka kreu i qeverisë.

Më tej ka treguar se po punohet për marrjen e dozave të tjera vaksinave, duke thënë se po punohet ditë e natë. Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se vetëm ai dhe PS mund të zgjidhin hallet në Shqipëri.

Ne jemi në kushte që po luftojmë ditë natë për të siguruar sa më shumë doza vaksinash. Kini parasysh që 70% e vaksinave janë marrë nga shtetet më të pasura. Në shumë shpejt do të marrim doza të tjera dhe do u provojmë dhe njëherë se kur bie një hall në vend ka vend një mund ta zgjidh, Edi Rama dhe Partia Socialiste”, u shpreh Rama./tvklan.al