“Përshëndes optimizmin e Presidentit të Këshillit Europian”
Bashkimi Europian duhet të jetë i gatshëm që të pranojë anëtarëë të rinj deir në vitin 2030, ka bërë të ditur Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në fjalimin e tij të mbajtur në forumin strategjik të BLED-it në Slloveni.
“BE duhet të jetë gati të pranojë shtete të reja anëtare deri në vitin 2030. Jemi gati për të nisur një debat ekzistencial mbi zgjerimin që duhet të dominojë diskutimet e nivelit të lartë brenda nesh, nga tani deri në fund të vitit 2023. Nëse duam të jemi të besueshëm, duhet të flasim për afatet kohore të zgjerimit të Bashkimit Europian. Tani duhet ta trajtojmë zgjerimin si një nga sfidat tona kryesore, si për BE ashtu edhe për shtetet e ardhshme europiane”.
Udhëheqësit e BE do të kenë diskutimin e tyre të parë të dedikuar mbi pranimin e shteteve të reja në familje në qytetin e Granadës në Spanjë, në fillim të muajit Tetor.
Kryeministri Rama shprehu skepticizmin e tij se ndonjë nga shtetet ballkanike do të jetë pjesë e BE-së para vitit 2030. Ai përsëriti kërkesën për mbështetje më të madhe financiare, por për aksesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët europian.
“Me këtë panel të gjatë si një autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus.
Në fakt ështe momenti për të thënë që nëse ajo që Charles tha, do të materializohej përsa i përket disa hapave progresive, jo sepse besoj se në 2030 ne do të jemi në BE me thënë të drejtën, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë, sepse teksa ne po flasim për konvergjencën me BE, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diçka si 130 e ca Euro, për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4000 Euro për dy prej nesh këtu dhe të tjerë. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë”.
Duke iu drejtuar Presidentit të KE-së, Charles Michel, Rama shtoi se Shqipëria ka dhe 20 vite kohë për “Euro-optimizmin” dhe se shpreson që Charles Michel ta mbajë premtimin për zgjerim.
“Gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite përkundër Perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro-amerikanë dhe pro-europianë se kushdo tjetër.
Do na duhen dhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të jemi plotësisht pro-amerikanë dhe pro-perëndimorë. Kemi dhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin tuaj Charles”.
Kryeministri Rama është takuar në këtë forum edhe me homologun e tij kosovar Albin Kurti.
Ky është takimi i parë i tyre pas një klime të ftohtë ku Kurti ironizoi Ballkanin e Hapur ndërsa pati qejfmbetje për draftin e bashkësisë së komunave serbe që Rama dërgoi në Berlin e Paris pa e konsultuar atë më parë.
Po ashtu një moment i vështirë mes tyre ishte edhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor në Gjakovë dhe hezitimi i Kurtit për ta takuar Ramën në Prishtinë e më pas në Tiranë.
Klan News