Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e së mërkurës në austradën Tetovë-Shkup ku gjetën vdekjen 13 persona, ndërsa 35 të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë marrë plagë të shumta.

Rama në një reagim në rrjetin social Twittet shpreh, ngushëllimet për familjarët:

Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik./tvklan.al