Rama: Plan veprimi me disa vende të BE për hapjen e negociatave

Rama: Plan veprimi me disa vende të BE për hapjen e negociatave

15:32 12/09/2019

Të premten takim me Merkel në Berlin

Edi Rama ka marrë mbështetjen e 4 vendeve të njohura si vendet e Vishegradit, se në 18 Tetor, në mbledhjen e Këshillit Europian do të mbështesin çeljen e negociatave të Shqipërisë, por edhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Pas pjesëmarrjes në samitin e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me krerët e shteteve të Polonisë, Hungarisë, Çekisë dhe Sllovakisë, që u zhvillua në Pragë këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se veç mbështetjes për çeljen e negociatave, ata kanë gati një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.

Të premten në mëngjes, në kuadër të lobimit që qeveria po bën për të marrë një përgjigje pozitive nga Këshilli Europian, do të pritet në një takim nga Kancelarja Angela Merkel.

Hapja e negociatave do të jetë tema kryesore, por mësohet se do të diskutohet edhe për zhvillimet në rajon dhe në vend.

Deri më tani, sinjalet që vijnë nga Gjermania janë pozitive, për një votim pro çeljes së negociatave në Bundestag.

Të vetmet që ende nuk janë shprehur janë Franca dhe Holanda, që ishin skeptike një vit më parë. Ndërkohë që dhe Kryeministri i ri i Greqisë ka deklaruar se Athina do të shohë respektimin e të drejtave të minoritetit, përpara se të japë votën e saj pro.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT