“Të gjithë turistët duan të rikthehen”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale mesazhe të pushuesve shqiptarë dhe të huaj për plazhet e Kavajës. Ai thotë se të gjithë turistët, qofshin të huaj apo shqiptarë të diasporës që po i kalojnë ditët e gushtit në plazhet e Kavajës, përshtypjet i kanë me 5 yje.

“Nga Maqedonia e Veriut, Belgjika, Italia, të gjithë turistët shprehen të bindur se do të rikthehen sërish në Shqipëri sepse vlerësojnë pastërtinë, sigurinë në plazhe, hotelet, çmimet e arsyeshme e natyrisht kuzhinën fantastike”, shkruan Rama.

Tv Klan