Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të lëna në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se po mendohet që të krijohet mundësia për shtyrje të orarit për lëvizjen e qytetarëve.

Por Rama ka qenë i prerë kur tha se kjo do të ndodh vetëm nëse do të bihet dakord që për ata që e thyejnë orarin, t’u hiqet liria.

“Ne po mendojmë për shtrirjen e orarit, është një nga masat lehtësuese, sepse mendojmë ne në këtë fazë ka një vetëdije më të madhe dhe ka një mundësi, duke parë dhe ecurinë pozitive, dhe ka një mundësi që të gjithë psikologjikisht të ndjejnë një fryt të kësaj rezistence. Por do ta bëjmë me shumë kujdes dhe vetëm nëse do të jemi dakord që, do të shtrihet orari patjetër, por kush do të thyej orarin, do t’i hiqet liria… nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Rama. /vklan.al