Në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve, qeveria po punon për të realizuar dhe kartën elektronike te identifikimit. Kështu njoftoi kryeministri teksa mori pjesë në një aktivitet, dedikuar zhvillimit teknologjik dhe integrimit të saj në shërbime.
“Ne jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit që faktikisht është e gjitha sipas standardeve, parametrave të përcaktuara nga Bashkimi Europian për kartën elektronike të identitetit”, tha Kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë foli edhe për vendosjen e sistemit të kamerave inteligjente në çdo rrugë të vendit, një nismë që do të heqë përfundimisht policët nga rrugët.
“Më në fund do të arrijmë edhe në momentin kur shkeljet e rregullave të qarkullimit, e shkeljes të shpejtësisë do të kanstatohen në kohë reale dhe në kohë reale do të vijë fotografia jote duke buzëqeshur teksa nga adrenalina e rritur je duke ecur më shpejtë seç duhet me një këshillë që të ulësh shpejtësinë dhe me një informacion se ku duhet të paraqitesh dhe kur për të paguar gjobën”, tha Rama.
Teksa kujtoi kujtuar sulmin kibernetik nga Irani, tha se Shqipëria është një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuar në Europë.
“Kemi pasur 42 sulme serioze dhe një vitë përpara, në 2023 kemi pasur 63 sulme serioze. Ju nuk dini asgjë për këto, askush nuk di asgjë për këto. Dhe për një arsye shumë të thjeshtë, se sulmet që zmbrapsen nuk bëjnë lajm”, tha Rama. a
Gjithashtu ai i bëri thirrje sektorit privat të mos e nënvlerësojë rrezikun që vjen nga terroristët digjitalë.
Klan News