Partia Socialiste po shkon drejt fitores në këto zgjedhje, edhe pse numërimet nuk kanë përfunduar ende.

Kjo do të jetë fitorja e tretë radhazi për Edi Ramën, por njëkohësisht edhe hera e parë që në Shqipëri një parti fiton 3 mandate rresht.

Pas këtyre rezultateve, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili në një postim në Facebook ka publikuar shprehjen e Michael Jordan.

“Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. /tvklan.al