Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në Podkastin e radhës dy vëllezërit Kreshnik dhe Ermal Nikoçi, të cilët të ardhurat që fituan nga emigracioni i investuan në Tropojë për të ngritur bujtinën “Chestnut Hill”. Gjatë bashkëbisedimit me kreun e qeverisë, ata treguan se si nisi investimi i tyre në agroturizëm.

-Ju keni shku komplet kundër erës.

“Po, po kundër erës. Na thoshin ju jeni komplet budallenj…”

-Po po ju ishin budallenjt, ata të zgjutit tashi janë klientët tuaj. Keni punë çdo ditë?

“Ne kemi punë 12 muaj sepse jemi ndër të vetmit që punojmë në male, në kushte të vështira në fakt.”

Ata zbuluan dhe ambiciet e tyre për të ardhmen.

“Kalojmë te linjat e përpunimit pasi te hoteleria besoj se nuk jemi në kulmin, por duhet të fusim dhe produkte autoktone shqiptare.”

Duke vlerësuar punën e dy të rinjve, kreu i qeverisë tha se investimet në agroturizëm ndihmojnë në ekonominë lokale, por dhe kombëtare.

“Atë flamurin e ëndrrave dhe shpresave tuaja pikërisht në kodrën e gështenjave që në mënyrë të mençur e keni quajtur Chestnut Hill. Ju jeni dallëndyshja e parë në atë zonë.”

Nuk munguan as batutat mes kryeministrit dhe dy vëllezërve.

-Siç thonë legjendat atje dalin zanat e maleve sa del hëna.

“Janë të vërteta.”

-Zana të vërteta ka aty?

“Shkojmë i gjejmë.”

Kryeministri u premtojë dy vëllezërve që  së shpejti do të vizitojë “Chestnut Hill”.

Klan News