Kryeministri: Jemi 100% të fokusuar te lirimi i tyre

Kryeministri Edi Rama kërkon rikthimin në shtëpi të tre policëve të Kosovës, të arrestuar në Serbi.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptarë thotë se kjo ngjarje nuk mund të krahasohet me arrestimin e personave me precedentë kriminalë nga policia e Kosovës.

“Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! Qysh dje, ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, shkruan ndër të tjera kryeministri Rama.

Klan News