Kryeministri Edi Rama vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë distancën e sigurisë nga njëri-tjetri në dyqane.

Në një reagim në Facebook, Kryeministri shkruan se nga dita e sotme do të angazhohet policia dhe ushtria që të garantojnë distancën e duhur në radhën e qytetarëve.

“Policia dhe ushtria janë angazhuar sot në sigurimin e radhave e të distancave në hyrje e brenda pikave të shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike! Ju përgjërohem të gjithëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje, zgjatje të pafundme të kësaj lufte”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Sipas rregullave të qeverisë, lëvizja e këmbësorëve lejohet në fashat e orareve 06:00 – 10:00 dhe 16:00 – 18:00. /tvklan.al