Policia e Shtetit do të pajiset me dronë dhe pajisje të tjera teknologjike për të monitoruar të gjithë territorin e vendit.

Në një takim me drejtues të Policisë së Shtetit ku kërkoi përgjegjësi të shtuar dhe prioritete të reja, Rama bëri me dije gjithashtu se qeveria do të sigurojë dronë për policinë mënyrë që të mbulohet me monitorim i gjithë territori.

Prioriteti numër 4 lidhur me avancimin të revolucionit teknologjik. Policia ka një flotë të re mjetesh por ka nevojë për mbështetje të fortë, monotorim teknologjik të territorit. Për këtë arsye po punojmë intensivisht që të realizojmë monitorimin me kamera të rrugëve kryesore dhe përmes teknologjisë t’i spostojë trupat nga rrugët. Po ashtu shtrirjen e sistemit të kamerave tëtrupit, edhe pajisjen apo vënien në dispozicion të superteknologjisë me dronët superinteligjent për monitorim të territorit që të japë informacion në kohë reale për çdo kultivm kanabisi, çdo problem trafiku, çdo lëvizje mjetesh dhe forcash kriminale, për çdo tokë bujqësore. Edhe këtë ne duhet ta bëjmë dhe do t’ja u vëmë në dispozicion”, u shpreh shefi i qeverisë. /tvklan.al