Edi Rama mbajti fjalimin e tij të fitores së zgjedhjeve të 11 Majit. Këtë fitore ai e cilësoi me “notën dhjetë”, por të parandjerë dhe të paralajmëruar.

Ai u shpreh se populli nuk ka për ta ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do.

“Kjo fitore me notën dhjetë, të cilën e kisha në fakt parandjerë dhe paralajmëruar prej shumë kohësh mund të jetë e pabesueshme për ata që as e kanë kuptuar që Shqipëria sot është një Shqipëri krejt tjetër nga ajo dje dhe as nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ka për ta ndryshuar kurrsesi qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që s’do”, tha Rama./tvklan.al