Rama: Porti turistik i Durrësit do të jetë Dubai i Mesdheut



Rama: Porti turistik i Durrësit do të jetë Dubai i Mesdheut

13:28 17/04/2021

Gjatë takimit të tij me të rinjtë që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama foli për zhvillimet që do të sjellë porti i ri turistik i Durrësit.

Nga qyteti bregdetar, Rama tha se ky port do të jetë Dubai i Mesdheut dhe do të mirëpresë njerëzit më të pasur në botë.

Më tej kryeministri shtoi se do të fillojë puna edhe për të ngritur shkollën profesionale në bashkëpunim me kompaninë e marrë.

“Unë dje isha bashkë me miqtë që janë këtu në prezantimin e projektit për portin e ri turistik. Ai port turistik do të jetë Durrësi juaj. Jo thjesht për çka do të ndërtohet, por për sa shumë të rinj e të reja që do të punësohen, dhe jo punë të paguar pak, por punë të paguar mirë. Sepse menjëherë me fillimin e punës në kantier brenda pak javësh, do të fillojë puna  edhe për të ngritur shkollën profesionale në bashkëpunim me kompaninë që do të ndërtojë portin, një shkollë profesionale të klasit të parë, botëror, për t’u thënë vajzave të Durrësit e të Tiranës apo të kujdo qyteti tjetër, hajdeni uluni dhe mësoni. Mësoni sepse një porti i tillë është një qytet. Porti turistik  i Durresit do të jetë Dubai i Mesdheut. Dhe duhen dhjetëra profesione e zanate njerëzish të super kualifikuar për të gjithë atë kategori vizitorësh që vijnë. Do vijnë njerëzit më të pasur të botës. Siç shkojnë në portin e Montenegros se është këtu. Por ky është më shumë se dyfishi. Është porti më i madh i Mesdheut turistik. Dhe ata njerëz janë mësuar me shërbime të klasit më të lartë”, tha Rama./tvklan.al







Të ngjashme