Rama poston pamjet e hapjes së tunelit që do të shkurtojë me 3 orë rrugën nga Tiranë në Sarandë


Rama poston pamjet e hapjes së tunelit që do të shkurtojë me 3 orë rrugën nga Tiranë në Sarandë

09:59 31/07/2021

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamjet e momentit të hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Kreu i qeverisë thotë se përfundimii kësaj vepre infrastrukturore do të shkurtojë me 3 orë rrugën nga Tirana drejt Sarandës.

“Pamjet e momentit të hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama në Facebook, ndërkohë që postimin e tij e shoqëron me hashtagun, “s’ka kohë për pushim”.

Tuneli i Skërficës ka një gjatësi prej 1.3 kilometrash dhe do të jetë i shoqëruar edhe me një tunel emergjence me gjatësi 670 metra, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë./tvklan.al







Të ngjashme