Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga kantieri i punës në aeroportin e Kukësit. Kreu i qeverisë thotë se puna vazhdon intensivisht, dhe së fundmi po merr formë terminali i ri i pasagjerëve dhe po bëhet zgjatja e pistës.

Mirëmëngjes dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë se ky aeroport do të jetë funksional në pranverë. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se do ta mbajë pretimin e tij, se do të sjellë nga Londra 120 kuksianë për të votuar për PD-në në zgjedhjet e 25 Prillit. /tvklan.al