Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte duke postuar një video nga shkollat e rindërtuara. “Mervete Peza” për kryeministrin është një shembull i qeverisë për vizionin “Shqipëria 2030”.

“Mirëmëngjes dhe nxënësit që kthehen në një tjetër shkollë të rilindur, shkolla “Mervete Peza”, sot një tjetër shembull i ambicies sonë për “Shqipërinë 2030”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë nxënësit janë shprehur të privilegjuar që janë pjesë e kësaj shkolle të re.

“Ndihem shumë e privilegjuar që jam pjesë e kësaj shkolle. Sot teksa qëndroj përballë kësaj shkolle jam shumë e lumtur, njëkohësisht edhe e emocionuar sepse më në fund u rikthyem në folenë tonë”, tha një nxënëse./tvklan.al