Rama pranë banorëve të prekur nga tërmeti

Rama pranë banorëve të prekur nga tërmeti

20:02 05/06/2019

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë me banorët e prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme të ditëve të fundit në Korçë. Kryeministri pa nga afër gjendjen në zonën e Floqit dhe Qafëzesës dhe vizitoi kampet e ngritura nga strukturat e Emergjencave Civile menjëherë pas tërmetit.

 “Kjo është një e keqe që do sjellë të mirën e vet, se ne do t’i rindërtojmë të gjitha shtëpitë dhe sigurisht që do jenë edhe më mirë se sa ishin dhe do t’ju kompensojmë me dëmet çfarë ka brenda, që mund të jetë dëmtuar”.

Rama siguroi se para vjeshtës banorët do jenë në shtëpitë e tyre.

“Kemi bërë atë bilancin e parë të të gjithë dëmeve dhe ndërkohë kemi bërë gati dhe planin e ndërhyrjes, kështu që besoj që shumë shpejt do fillojmë të bëjmë ndërhyrjet në mënyrë që brenda periudhës së verës të kemi zgjidhur të gjithë problematikën dhe patjetër me fillimin e vjeshtës ju të jeni nëpër shtëpi e të mos rrini më jashtë”.

Floqi është fshati më i prekur, ku 75 shtëpi janë të pabanueshme dhe rreth 100 të tjera kanë dëme më të lehta.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT