Pak minuta përpara mesnatës së të shtunës, pasi prezantoi ekipin që do të prezantoje përpara shqiptarëve në 18 qershor, Edi Rama ripërsëriti ftesën për opozitën për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve edhe në shkelje të afateve të vendosura në Kodin Zgjedhor për regjistrim. Ofertë që tha se vlente dhe për zgjedhjet e Kavajës.

Për të bërë të mundur përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit, Kryeministri  thotë se është i gatshëm që të pranojë të gjitha propozimet që negociatorët e ardhur nga Parlamenti Europian i bën javën e shkuar, me përjashtim të shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

Sa i takon emrave që përzgjodhi si kandidatë për deputetë në të 12 qarqet, Rama tha se ishte si skuadër që harmonizonte mosha, eksperienca, treva, komunitete. Ai falënderoi dhe Namik Doklen, Valentina Leskajn dhe Arta Daden dhe deputetet e vjetër të selisë rozë por pa u futur në analizën e mospërfshirjes se tyre.

Nga lista e 2013 tek kjo për zgjedhjet e 2017 janë plotë 27 deputetë që nuk u rikandiduan./ TV KLAN