Edhe pse mosbesues se opozita do të pranojë dorën e tij të shtrirë, për të miratuar së bashkua Reformën në Drejtësi, Kryeministri Rama është ofruar publikisht që të pranojë kërkesën e saj të vjetër për të votuar me 2/3 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe atij të gjyqësorit.

Oferta e tij vjen dy ditë përpara se ai të ulet në tryezë me Kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, në një kohë kur demokratët duket se kanë hequr dorë nga kjo kërkesë dhe kanë pranuar sygjerimet e ekspertëve ndërkombëtar për të gjetur një formule të re përzgjedhje dhe njëkohësisht.

Si argument që akuzat në adresë të tij se ka kriminalizuar politikën janë të pabaza, kreu i maxhorancës tregon takimin me Presidentin Barak Obama.

Pa i përmendur me emër, Rama ka patur dhe një përgjigje për akuzat nga brenda partisë.

Për kreun e qeverisë, partia që ai drejton ka meritën se ka shtuar numrin e grave në parlament dhe këtë e tha në Asamblenë e Zgjeruar të Gruas Socialiste.

Tv Klan