“Brenda marsit përfundon vaksinimi i mjekëve”

Nga Berati ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët, Kryeministri Edi Rama premtoi se pranvera do të jetë sezoni masiv i vaksinimit të popullatës.

“Jam besimplotë që së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të nevojshme, jo vetëm për të mos ulur ritmi, por për ta shtuar ritmin dhe këtë sezon pranveror ta kthejmë në një sezon të vaksinimit masiv.”

“Brenda gjysmës së dytë të muajit Mars ne do të mbyllim vaksinimin e mjekëve të Shqipërisë”

Me nisjen e vaksinimit të qytetarëve, besimplotë u shpreh për një frymëmarrje që do të ketë edhe turizmi. Rama siguroi se me hapjen e sezonit veror mund të rinisin edhe fluturimet me Britaninë e Madhe.

Nuk premtoi lehtësira për biznesin e madh, por taksa zero tha se do të ketë për të gjithë shqiptarët që marrin një pagë prej 40 mijë Lekësh të reja në muaj.

“Do e finalizojmë këto ditë, se çdo shqiptar që merr 400 mijë Lekë rrogë mos të paguajë taksë. Deri tani e kemi 300 mijë Lekë. Kjo nuk është pak. Shkon 67% e të gjithë pagave. Pra pa taksë.”

Rast nuk humbi pa ironizuar programin e kundërshtarit të tij politik, teksa i kujtoi bastet që tha se ka fituar në këto 8 vite qeverisje.

“I kam fituar bastet të gjitha, flas simbolikisht sepse bastet janë të ndaluara”.

“Të tejkalosh Suden është kurajo e madhe.”

Në krah të ish ministrit të LSI-së, Nasip Naço, i cili do të garojë në radhët e socialistëve në këtë qark, shembull të reformës në drejtësi solli ish-kreun e KED-së Ardian Dvorani që u vlerësua nga DASH si kampion i anti-korrupsionit. Por tha se ai s’mund te behet gjyqtar e prokuror vete.

“Ka krijuar turbulli në lagjet e tjera të politikës me vendimin e Sekretarit të Shtetit për të nderuar me çmimin e veçantë një gjykatës shqiptar që dihet se me kë është përplasur është shumë domethënëse”

I pyetur në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në, Rama ripersëriti se ato po mbahen peng nga çështje të brendshme të ndonjë vendi anëtar.

“Pa u bërë zgjedhjet në Holandë nuk do të ndodhë konferenca ndërqeveritare”.

Tv Klan