Kryeministri Edi Rama ka prekur me fjalët që ka shkruar në rrjetet sociale një vit pas vdekjes së të ëmës.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto nga varri i të ëmës dhe të atit. Mes rreshtave ai shkruan se lutet që të jetë i denjë për dashurinë e prindërve të tij.

Rama thotë se, “Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”

Menjëherë kanë qenë të shumta komentet e ndjekësve të kryeministrit në nder të prindërve të tij.

Aneta Rama u nda nga jeta më 1 Gusht të një viti më parë. Ajo ka qenë një prej mjekeve stomatologe të para në Shqipëri./tvklan.al