“Vaksina ruse? Në këtë Evropë gjithçka mund të ndodh”

Socialistët ende nuk e kanë gati atë që njihet si plani i 2030 me të cilin do të kërkojnë vota në fushatën elektorale.

Vetë Rama pranon se arsyeja janë diskutimet e brendshme që kanë për çështje që lidhen kryesisht me ekonominë pasi duan që çdo premtim të ketë një datë kur do të përmbushet. Kjo pasi siç thotë ai, ndryshe nga opozitat që flet mbi hamendësime kryeministri siguron se ata flasin vetëm mbi bazë mundësish reale.

“Duam që të heqim fare tatimin nga 300 që është tani në 400 mijë Lekë, por duam ta qartësojmë që do e bëjmë në 22 apo 23-shin”.

Në bashkëbisedim me banorë të Lezhës duke bërë sërish krahasimin me opozitën thotë se nuk do të premtoi ulje taksash, e rritje pensionesh pasi nuk janë të mundura.

“Sigurisht që nëse do isha dikush tjetër do thoja, po patjetër, që do ulim sigurimet shoqërore dhe do rrisim pensionet dhe këtë fatkeqësisht e ka programi i opozitës”.

Me kreun e opozitës pranon të krahasohet personalisht për atë që janë provuar në politik.

“E mirëkuptoj çdo njeri që e sheh Lulin dhe e quan çun të mirë, por ai i jepet një punë Lulit. Të thotë që kam ngulur këtë gozhdë në filan mur”.

Për arritjen në një kohë sa më të shkurtër të sigurimit të vaksinimit në masë përsërit se është  ëndrra e tij, por ndalet dhe të vështirësitë që po hasin dhe vendet evropiane duke përjashtuar mundësinë që të vendoset si kusht lëvizja në kufijtë e BE e atyre shtetasve që janë vaksinuar me vaksina kompanitë evropiane dhe amerikane.

“Gjermania që është lokomotiva e Evropës ka filluar të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë”.

Rama përjashton zërat se Shqipëria nuk po negociohen për vaksinën ruse dhe kineze për arsye gjeopolitike.

Tv Klan