Edi Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit ishin fole punësimesh partiake

Premtimet elektorale nuk kanë ndryshuar shumë ndër vite, por kryeministri Edi Rama kërkon një mandate të tretë për t’i dhënë fund këtij refreni.

“Në mandatin e tretë do të garantojmë ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz, ku s’ka pasur ujë më parë. Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale”, tha Rama.

Vota në 25 prill për kryeministrin Edi Rama, është një investim për mos u kthyer pas në kohë, kur qeverisnin kundërshtarët e kur sipas tij ujësjellësit ishin shndërruar në fole punësimesh partiake.

“Nuk kemi kohë të kthehemi pas kur ndërmarrje e Ujësjellësit ishin fole punësimi partial etj etj….”, u shpreh ai.

I vetëdijshëm se nuk ka bërë mjaftueshëm, kryeministri u drejtohet qytetarëve jo vetëm si politikan por edhe si prind.

“Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël dhe ku çdo fëmijë të ndihet krenarë dhe mos mendojë të largohet prej saj”, theksoi Rama.

Për kreun e qeverisë opozita nuk e meriton një mundësi, pasi sipas tij premton që “qeveria e tij mezi i ka hequr nga sistemi”.

Klan News