Për kerun e qeverisë është prioritet aftësimi i moshave të reja.

Nga Elbasani, kryeministri Edi Rama premtoi ngritjen e Kolegjeve Profesionale për të rinjtë shqiptarë.

Teksa theksoi investimet e bëra në Elbasan, Rama tha se Shqipëria tashmë është një nga vendet e para në Rajon për marrejn e fondeve të Bashkimit Europian për sektorin e bujqësisë.

“Ajo që ne jemi në diskutim tani dhe është krijimi i një tjetër hallke të munguar në sistem, i hallkës së kolegjeve profesionale. Kolegjet profesionale janë si hapësirë e ndërmjetme mes shkollës së mesme dhe universitetit.

Sot nuk jemi më siç ishim disa vite më parë, vendi i fundit në rajon për kapacitetin thithës të fondeve të BE për bujqësinë që janë një burim kryesor financimi për bujqësinë për të gjitha vendet e rajonit”, tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kreu i qeverisë tha se tani është koha dhe për krijimin e autonimisë spitalore, ky projekt do të testohet në Spitalin e Fierit dhe do të bazohet në shembullin e autonimisë spitalore të Turqisë.

“Është momenti për të filluar me autonominë spitalore dhe zgjedhja që ne kemi bërë është Spitali i Fierit për ta bërë si një qendër transferimi dijeje dhe si një qendër pilot, qendra e autonominsë spitalore”, u shpreh Rama.

Për zgjedhjet e 25 prillit foli, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili u ndal tek votimi i shqiptarëve me banim  jashtë vendit. Ai akuzoi PD dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim se përmes përfaqësuersve të tyre në KQZ po pengojnë këtë proces.

“Frika ime është që partia demokratik dhe LSI-ja po bëjnë gjithçka që kanë mundësi të bëjnë me përfaqësuesit e tyre në strukturat e reja të KQZ-së për ta penguar këtë proces. Për të penguar shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të votojnë sikurse vëllezërit tanë kosovar votuan në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit me postë”, tha Balla.

Kryeministri tha se PS kërkon mandatin e tretë edhe për të realizuar planin e Shqipërisë më 4 aeroporte, ndërsa ironizoi programin ekonomik të Partisë Demkratike.

Klan News