Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Presidentin  Ilir Meta se ka bllokuar projektin për lumin Lana në Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, ai tha se Presidenti veproi njëlloj si me fondin saudit në projektin Vlorë-Orikum.

Shefi i qeverisë foli dhe për fitoren e mandatit të tretë, duke premtuar rritjen e fashës së pa taksushme të pagës deri në 4 mijë lekë si dhe rritje të pagës minimale, ndërsa sulmoi programin e demokratëve për taksën e sheshtë.

Rama tha se mandatin e tretë e kërkon për të vijuar projektet e qeverisë si dhe për të rritur ekonominë e vendit përmes investimeve të huaja.

Klan News