“Jo më dialog me opozitën përmes ndërkombëtarëve

Pasi mori në dorë dokumentin që për të tretin vit radhazi vlerëson ecurinë e Shqipërisë dhe rekomandon nisjen e bisedimeve formale për anëtarësimin në BE, Edi Rama vlerëson së është pikërisht Bashkimi Europian që nuk i ka përmbushur detyrimet e tij.

Ambasadori i BE veç vlerësimeve veçon dhe ato që i quan sfida, një prej të cilave respektimi i lirisë së medias. Por që për Kryeministrin nuk janë rekomandime që bazohen mbi shqetësime reale.

Edhe pse thotë se do të donte të jepte një tjetër përgjigje nëse nuk do kishte vendosur të kishte një qasje tjetër në marrëdhënien me mediat, Kryeministri i cilëson si alarmeve false ato të shoqatave të gazetarëve që e shohin Agjencinë e Mediat si mekanizëm për të kontrolluar gazetarët.

I duket jo etike t’i përgjigjet pyetjes: nëse do t’i mbështeste 3 propozimet e opozitës për ndryshime kushtetuese, pasi beson se nuk duhet të flasë para se të nisë procesi i dialogut.

Por është i prerë se nuk do të ketë dialog të negociuar nga ndërkombëtarët, pasi dëgjon gatishmerinë e ambasadorit Soreca për të ndihmuar në këtë proces.

Pasi shpjegoni se nuk ka pasur përdorim të të dhënave gjatë fushatës nga PS, rikonfirmon krenarinë për patronazhistët.

“Sigurisht që jam krenar tani më shumë se kurrë se nëse nuk do kishim këtë mekanizëm nuk do ishim një makineri por një foltore”.

Raporti i Komisionit Europian vlerësoi përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave dhe kërkoi vazhdimin e reformave.

Tv Klan