
Rama pret ministrin grek të energjisë
16:04 13/05/2022
Diskutohet për harmonizimin e burimeve energjitike
Në mesin e një krize energjitike që ka përfshirë më së shumti Europën nga lufta në Ukrainë, Shqipëria dhe Greqia po shohin mundësinë për të harmonizuar burimet e tyre energjitike për të fituar reciprokisht nga njëri-tjetri.
Për këtë projekt është diskutuar dhe në takimin që kryeministri ka zhvilluar në zyren e tij së bashku me ministren Balluku me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit Kostas Skrekas.
Në njoftimin e zyrës së shtypit thuhet se është folur për planet konkrete të bashkëpunimit që do të çojnë në rritjen e sigurisë energjitike të të dy vendeve.
Tv Klan