Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij inxhinieren e njohur Luljeta Bozo, teksa i ka kërkuar që të bëhet pjesë e ekipit që po punon për krijimin e një pakete për standardet e riparimeve dhe ndërtimeve.

Në një komunikim mes tyre, Rama u shpreh se këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, e kishte parë Bozon në disa dalje mediatike teksa deklaratat e saj kishin shërbyer si një mënyrë për të qetësuar banorët e prekur.

Zonja Bozo i bëri me dije kryeministrit disa shqetësime që kishte lidhur me mënyrën sesi po veprohej me vëzhgimin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti 6.4 ballë, teksa u shpreh se shef të nevojshme që në grupet e inspektimit të jenë të pranishëm inxhinierë me më shumë përvojë dhe jo djem e vajza të reja.

Po ashtu inxhinierja Bozo tha se do të ishte mirë që të hartohej një projekt sesi duhet të organizohet ndërtimi në vend në të ardhmen, si dhe në banesat që do të ngrihen për banorët që mbetën pa strehë pas tragjedisë nga tërmeti, ku u shënuan 51 viktima dhe më shumë se 900 të lënduar, e mijëra të tjerë pa banesa.

“Kam qenë në shumë objekte, dhe në një që isha pardje, pas meje shkuan ekipi i ekspertëve dhe i vunë shiritin si e pabanueshme. Aty kishte çarje muresh por ajo riparohet menjëherë.

Unë them në këtë  drejtim të jetë një inxhinier me shumë përvojë, sepse unë ua kam shpjeguar banove dhe më thanë ‘shyqyr që na the sepse kemi frikë të futemi në shtëpi’. Tani janë pasgoditje të vogla që godina nuk i ndjen më.

Kam dhe një merak, sepse është bërë keq, sepse njerëzit nëse kanë pasiguri, nuk janë as për punë as për gjë… ne si akademi shqiptare e arteve dhe e shkencave, bëjmë forume dhe çfarë nxjerrim në konkluzion ia dërgojmë instancave përkatëse që të veprojnë, sepse ne vetëm mendjen kemi, s’kemi gjë tjetër…

 Vjet ne bëmë një forum për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe kishim përcaktuar 5 drejtime sesi mund të bëhej dhe e sollëm, nuk e di kujt i ka rënë në dorë këtu në kryeministri, nuk ka rëndësi, por ne u mblodhëm shumë të shqetësuar dhe menduam që javën që vjen të bëjmë një platformë sesi duhet organizuar ndërtimi, sepse në këtë katrahurë, veç tërmetit, një pjesë e madhe ishte për shkak të gabimeve që kemi bërë ne në të gjithë procesin.

N këtë forum duam t’ju sjellim një propozim si mendojmë ne në të ardhmen të organizohet ndërtimi, se do bëni ju tani qendra të reja, por do ketë një rregull të ri apo do vazhdojmë ashtu siç e kemi pasur?!”.

Bozo: E di që jeni shumë i lodhur, edhe unë jam shumë e lodhur, se nuk kam pushuar që më 26…

Rama: Uluni

Bozo: Si keni qenë?

Rama: Mirë

Bozo:E di se ishte shok për të gjithë, jo se nuk e prisnim… tërmetin dhe e prisnim

Rama: Nga e prisnit?

Bozo: Unë kam kohë që po e pres, sepse kur ra tërmeti i ’79, qendra sizmologjike, e cila do forcuar shumë për mendimin tim, duhet të shkëputet nga institutit të Gjeoshkencës, ata kishin bërë një studim dhe kërkime duke parë gjithë historikun e tërmeteve, që si i ’79, që ishte më i fortë se ky, mund të bjerë në një periudhë 35-40 vjeçare

Rama: Aha në këtë formë, në këtë sens..

Bozo: Po po në këtë sens, jo si kataklizmoja. Dhe ka katër vjet që gjithë ky rajoni jonë, gjithë Mesdheu, që ka filluar në Portugali, Spanjë, Francë, Itali, Turqi, Greqi, do vinte dhe tek neve.

Rama: Nuk kam pasur mundësi t’i ndjek, se nuk i shoh fare këto tendat televizive, por më ka rënë në sy që shkruanin për ju edhe që keni bërë një punë të madhe për të qetësuar njerëzit

Bozo: Prandaj kam dalë, se nuk më pëlqen të dal në televizion, por pashë që filluan të qetësohen prandaj kam dalë.

Rama: Se u mbush me sharlatanë dhe delirantë që flisnin broçkulla

Bozo: I kam qetësuar sa kam mundur njerëzit, por kam një shqetësim tjetër, se mirë iku kjo e para, aq sa u shpëtua u shpëtua. Njerëzit iu strehuan, mirë, keq u futën dhe nuk janë në çadra. Tani fillon ekspertiza sepse nuk ka mundësi një grup, institut ndërtimi t’i mbulojë të gjitha..

Rama: Po. Po. Prandaj dhe ne kemi marrë gjithë këta inspektorë të huaj.

Bozo: Tani një rast konkret,  shkon i huaji dhe thotë se godina nuk ka gjë, vete njësia vendore me specialistët dhe i vë shiritin. Është krijuar një panik

Rama: Ka një gjë, ka një dallim, të huajt ne i kemi kërkuar vetëm të na thonë mbanë apo jo struktura, por shirit duhet vënë deri sa të riparohet sepse bie një tullë e plagos një fëmijë, larg qoftë. Por ajo që doja t’ju kërkoja meqë jeni të angazhuar, do ishte shumë pozitive nëse ju na ofroni ndihmë, se ne po bëjmë një paketë të thjeshtë standardesh riparimesh dhe ne duam që  t’i supervizojmë vetë.

Në ato raste kur kompanitë të marrim përsipër rastet për të riparuar, ne duam t’i supervizojmë vetë dhe nëse ju do na ndihmoni në këtë proces, jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit.

Bozo: Duhet patjetër mendoj unë se e kaluam tërmetin e parë dhe tani po panikosen nga kjo situatë që thuhet se është e pabanueshme…

Rama: Jo, jo, është përkohësisht

Bozo: Atëherë duhen sqaruar njerëzit që janë përkohësisht, e para, dhe e dyta, as kjo mund të mos jetë e saktë, sepse djem dhe vajza që kanë shkuar ta bëjnë, se nuk kam asgjë me ta, por unë mendoj se në këto ekipe që shkojnë angazhoni edhe inxhinierët që janë me shumë përvojë sepse ka shumë si këta që janë gati  të ndihmojnë dhe vullnetarisht.

Rama: Patjetër, nëse ju keni parasysh dikë konkretisht që ne na ka shpëtuar, është i mirëseardhur.

Bozo: Kam qenë në shumë objekte, dhe në një që isha pardje, pas meje shkuan ekipi i ekspertëve dhe i vunë shiritin si e pabanueshme. Aty kishte çarje muresh por ajo riparohet menjëherë.

Unë them në këtë  drejtim të jetë një inxhinier me shumë përvojë, sepse unë ua kam shpjeguar banove dhe më thanë ‘shyqyr që na the sepse kemi frikë të futemi në shtëpi’. Tani janë pasgoditje të vogla që godina nuk i ndjen më.

Kam dhe një merak, sepse është bërë keq, sepse njerëzit nëse kanë pasiguri, nuk janë as për punë as për gjë… ne si akademi shqiptare e arteve dhe e shkencave, bëjmë forume dhe çfarë nxjerrim në konkluzion ia dërgojmë instancave përkatëse që të veprojnë, sepse ne vetëm mendjen kemi, s’kemi gjë tjetër…

 Vjet ne bëmë një forum për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe kishim përcaktuar 5 drejtime sesi mund të bëhej dhe e sollëm, nuk e di kujt i ka rënë në dorë këtu në kryeministri, nuk ka rëndësi, por ne u mblodhëm shumë të shqetësuar dhe menduam që javën që vjen të bëjmë një platformë sesi duhet organizuar ndërtimi, sepse në këtë katrahurë, veç tërmetit, një pjesë e madhe ishte për shkak të gabimeve që kemi bërë ne në të gjithë procesin.

Në këtë forum duam t’ju sjellim një propozim si mendojmë ne në të ardhmen të organizohet ndërtimi, se do bëni ju tani qendra të reja, por do ketë një rregull të ri apo do vazhdojmë ashtu siç e kemi pasur?!.

Rama: Tani me sa kam parë unë për godinat që do shemben, janë tre kategori, godina shumë të vjetra individuale, godinat e viteve 70-80’ me punë vullnetare, kategoria pas 90’ janë godina të ndërtuar nga individë dhe plus të rënduara me kate shtesë.

Ajo që kanë bërë këta dhe që është e pafalshme dhe për ketë shpresoj t’i shohim të gjithë para drejtësisë, strukturën e kanë bërë të fortë se kanë pasur frikë, por muret i kanë bërë pa hyzmetin tamam. Ka një gjë tjetër që kam kërkuar, e para që cenimi i lejes së ndërtimit të dënohet shumë, e dyta, arkitekti dhe inxhinieri duhet të bëhen persona përgjegjës, që kur personi të vjen dhe të thotë ma shto këtë ndërtesë nuk duhet të pranosh, dhe nëse shikon që individi merr një inxhinier tjetër, denoncoje.

Shpresoj që në moshën tuaj unë kam gjysmën e energjisë suaj

Bozo: Jo, do keni më shumë!

Rama: Jo më shumë jo, se po konsumohen me shpejtësi… Të bëjmë dhe një konferencë me inxhinierët që të tregojmë me fakt sesi është gjendja e ndërtesave. /tvklan.al