Akuzave se nuk ka një program Rama i dha përgjigje sot duke lajmëruar prezantimin e projektit të qarte për Shqipërinë 2030.
“Ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale ne kemi një program që për çdo fushë, kemi një mal me strategji, me plan, me të gjitha, kështu që është shumë masiv programi ynë, është program qeverisës”, tha Rama.
Kundërshtarët e garës se 11 Majit Rama ju tha kandidatëve për deputetë të Shkodrës janë tregtar të qilimave fluturues pasi premtojnë botën ndërkohë që s’kanë asgjë në dorë.
“Hajde të kapim ndonjë gjë se s’kemi gjë në dorë dhe s’do na vijë gjë në dorë dhe po i themi do i bëjmë pensionet 500 Euro dhe do bëjmë naftën 5 cent”, shprehet Kryeministri.
Në Shkodër Rama mendon se është vendi i duhur që në 11 Maj me votë të ndëshkohet PD që në 30 vite që e drejtoi nuk investoi për asnjë nga shkollat e qytetit. Një prej tyre shkolla Ndre Mjeda po bëhet nga e para nga bashkia dhe u inspektua nga Kryeministri gjatë paradites.
“Nëse ka një vend që demokratët t’ju bëjnë atë që s’thuhet mu në kokë atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadrës sonë është Shkodra dhe pa pikë turpi këto tani duan vota për Shkodrën madhështore”, thekson Rama.
Në të dy takimet e zhvilluara me kandidatet për deputet përsëriti rëndësinë e votës për marrjen e pasaportës europiane e cila do të vijë sipas tij vetëm po u votua Partia Socialiste në 11 Maj.
“Kush do ta marrë në dorë dhe në 11 Maj votoi për atë pasaportë të thotë “E kam dhe unë investimin tim këtu”, kush do e marrë në dorë dhe në 11 maj nuk do të votojë për atë pasaportë, sa herë ta shohë veten aty tek ajo pasaportë do t’i kujtohet që ndërkohë që duhet ta hidhte votën për atë pasaportë e hodhi për bufin e kënetës, për bufin e kënetës edhe për atë programin me qofte, me pica, mos harroni”, tha Rama.
Tv Klan