Një grup fermerësh nga zonat e përmbytura kërkojnë mbështetje nga qeveria

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Shkodër, ku ka shkuar për të marrë pjesë në nisjen e procesit të vaksinimit. Një grup fermerësh nga zonat e përmbytura kërkojnë mbështetjen e qeverisë.

“Të gjitha detyrimet ndaj shtetit i paguaj, përse shteti nuk vjen me sjellë një njeri me parë dëmshpërblimin. TVSH e gjëra më kanë ardhur për 6 muaj, 8 milionë lekë, i do shteti. i kam paguar. I kam paguar të gjitha siguracionet, të gjitha gjërat. Shteti përse nuk më përgjigjet mua?”, thotë një fermer.

“Përmbytjet… kanë kaluar 40 ditë që ne si njësi dhe njësi të tjera si Dajçi, Oblika, Oboti, Velipoja janë të përmbytura. Flasim për njësinë administrative Bërdicë, ku 350 hektarë janë të përmbytura dhe nuk kemi parë asnjë ndihmë nga shteti jonë”, shton një tjetër./tvklan.al