Agroturizimi është një degë e turizmit që qeveria prej disa vitesh premton se do ta fuqizojë.

Një nismë që shkon pikërisht për përmbushjen e këtij premtimi kryeministri lajmëron se do ta prezantojnë brenda pak javësh e që synon mbështetjen financiare përmes kredive për bujtinat në zonat malore të vendit.

Dy sipërmarrëse që drejtojnë bujtinat e tyre në dy skaje të ndryshime të Shqipërisë Rama i kishte ftuar në podcast-in e tij që e kishte titulluar “Zonjat e dy majave”.

E para ishte Fatmira Baleta nga Guri i Bardhë i Matit dhe tjera Arjola Xhebro nga Nivica e Tepelenës.

Tv Klan