Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha për planin ekonomikë për përballimin e pandemisë.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se plani i Bashës është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë.

Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama.

Më herët kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një vizite në Durrës ku takoi bizneset i bëri thirrje qeverisë që të merrte dhe të zbatonte planin e bërë publik prej tij. Basha u shpreh se qeveria duhet t’u përgjigjet qytetarëve, pasi situata sa vjen e përkeqësohet./tvklan.al