Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim elektoral në Fushë-Krujë ka kërkuar votën të gjithë banorëve të kësaj zone. Teksa ka folur për investimet që do të bëhen në këtë zonë, Rama komentoi dhe programin e PD.

Kreu i PS u kërkoi të tijëve që deri në 25 Prill të trokasin derë më derë ku tha se programi i PS është me karakter, ndërsa i PD “me të heq mendjen“.

Deri në datën 25 derë me derë për t’u thënë të gjithëve që në 25 Prill testohet karakteri, programi ynë është karakteri ynë, programi i tyre është karakteri i tyre. E keni programin e tyre është me të heq mendjen“, tha Rama.

Po ashtu numri një i socialistëve tha se  Kruja nuk duhet të votojë me tifozllëk dhe të thonë se janë duke luftuar komunizmin, i cili sipas tij ka vdekur para 30 viteve.

Vazhdojnë luftojnë komunizmin që ka vdekur para 30 vitesh. Kruja ka marrë një formë tjetër. Po ujin që nuk ka pasur prej 30 vitesh, se ata të djathtët thoshin që nuk e çonin dot ujin në Krujë se nuk e hidhnin dot përpjetë, se ata ishin të djathtë me dy gishta dhe në fund dy gishtat në gojë si gotë uji“, tha Rama.

Kreu i PS foli dhe për investimin në portin e Durrësit dhe tha se Durrësi do të bëhet Dubai i Mesdheut.

Porti i Durrësit do e bëj Durrësin, Dubain e Mesdheut, do të thotë që do të ketë më tepër punë dhe shumë territore që janë të mrekullueshme do të transformohen. Kur ne ja dolëm me tërmetin dhe me virusin, kur ne sot nuk jemi as më të fuqishmit dhe më të pasurit e Evropës, jemi lart në krye të tabelës për vaksinimet dhe kur ja dolëm me këtë ia dalim me të tjerët“, tha ai./tvklan.al